Kahn kritikon Neuerin

Futboll

Kahn kritikon Neuerin

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 13:00
Kahn kritikon Neuerin

Oliver Kahn nuk i ka pëlqyer “shpërthimi” i Manuel Neuer.

Kapiteni reagoi pas vendimit të klubit për të ndërprerë bashkëpunimin me Toni Tapalloviq, trajnerin e portierëve të Bayernit dhe mikun e tij të zemrës.

“Lamtumira e Tapalëoviq ishte një goditje e rëndë për mua, pikërisht në periudhën që isha përtokë.

Më dukej sikur po më dilte zemra nga vendi. 

Ishte ndjesia më brutale që kam përjetuar në karrierën time. Nuk arrij dot ta kuptoj shkakun e këtij vendimi…

Kam reflektuar gjatë dhe kam marrë gjithçka në konsideratë, përfshirë edhe të ardhmen time te Bayerni”, u shpreh kapiteni, i cili ka mbyllur sezonin si pasojë e dëmtimit në gju.

Presidenti i kampionëve të Gjermanisë, Oliver Kahn kritikoi portierin për fjalët e ashpra, sidomos për kohën në të cilën zgjodhi të fliste.

“Deklaratat e Neuer vijnë në një moment të gabuar, pasi kemi ndeshje shumë të rëndësishme përpara.

Ai është i prekur personalisht dhe ne e kuptojmë.

Por, ne ia kemi shpjeguar se ishte vendimi i duhur për momentin. Edhe unë u zhgënjeva kur DFB (Federata Gjermane e Futbollit) largoi Sep Maier, por ka gjëra më të rëndësishme se ndjenjat personale.

Prandaj nuk fola”, theksoi Kahn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat