Dy presidentët, Rui Kosta dhe Boehli rrezikuan grushtet

Futboll

Dy presidentët, Rui Kosta dhe Boehli rrezikuan grushtet

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 17:53
Dy presidentët, Rui Kosta dhe Boehli rrezikuan grushtet

Lamtumira e Enzo Fernandezit nga Benfika vazhdon që të lërë skorie prapa, në Portugali.

Pas fjalëve të forta të Manuel Rui Kostës për lojtarin,

“Nuk do të derdh lot për Enzon”, e përditshmja “Record” flet për një situatë shumë të tensionuar në tavolinën ku ishin prezent edhe dy presidentët e klubeve respektive.

Nëse argjentinasi kaloi vetëm në ditën e fundit te Çelsi për 121 milionë euro, arsyeja ishte darka e 3 janarit mes drejtuesve të të dyja klubeve, në një restorant Londër.

Rui Kosta dhe Benfika kishin udhëtuar për të marrë garancinë e pagesës së klauzolës, siç i ishte premtuar, por me të nisur darka, “bosi” i Çelsit, Ted Boehli, provoi “karremin”, duke prishur pazarin dhe ofroi vetëm 90 milionë për ta mbyllur që atë natë marrëveshjen.

Kjo tallje nga ana e amerikanit bëri që Rui Kosta të çohej nervoz në këmbë dhe të kërcënonte Boehlin, aq sa për të shmangur grushtet mes tyre u desh ndërhyrja e stafeve që kishin marrë me vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat