Ofertë marramendëse për David Silvan

Futboll

Ofertë marramendëse për David Silvan

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 20:27
David Silva

David Silva mund të bëhet emri tjetër i madh i futbollit që do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Që nga kthimi në Spanjë në vitin 2020, kur nënshkroi me Real Sociedadin, spanjolli ka vazhduar të tregojë cilësitë e tij. 

Ish-mesfushori i Valencias dhe Manchester Cityt ka qenë në formë të shkëlqyer, veçanërisht këtë sezon.

Ai e ka ndihmuar skuadrën të arrijë vendin e tretë në La Liga këtë sezon, me klubin bask që tani po ëndërron për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. 

Sidoqoftë, Silva mund të mos qëndrojë deri atëherë, pasi sipas “Relevo”, atij i është ofruar një kontratë “marramendëse” nga një klub nga Arabia Saudite, emri i të cilit nuk u zbulua.

37-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Real Sociedadin deri në verën e këtij viti.

Kësisoj, mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i tij i radhës.

Silva thuhet se mund të joshet për t’u transferuar në Lindjen e Mesme nga mik i tij nga koha kur luante te Manchester City, Garry Cook, i cili ishte drejtor ekzekutiv në klubin anglez gjatë vitit të parë të Silvas në Angli.

Ai tani është president Ligës Profesioniste Saudite dhe besohet se edhe ai e pëlqen idenë për të sjellë ish-reprezentuesin spanjoll.

Megjithatë, “Relevo” raportoi gjithashtu se përparësia e Silvas është të qëndrojë në Real Sociedad, por duhet parë nëse klubi do t’ia ofrojë një kontratë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat