Melo bën tifo për Fiorentinën para Juventusit

Futboll

Melo bën tifo për Fiorentinën para Juventusit

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 00:17
Melo

Felipe Melo do të bëjë tifo për Fiorentinën para Juventusit kur skuadrat për të cilat ka luajtur ai të ndeshen në Serie A.

"Fiorentinën, nuk kam asnjë dyshim. Unë do të bëj tifo për Fiorentinën, sepse kalova një vit të mrekullueshëm atje falë njerëzve, të cilët do të mbeten përgjithmonë në zemrën time.

Unë e dua Violën sepse i dua tifozët e tyre”, ka thënë braziliani në një intervistë për "Flashscore".

 "Janë dy skuadra që i mbaj në zemër, si të gjitha ato për të cilat kam luajtur.

Shumë njerëz mendojnë se nuk e dua Juven, por nuk është e vërtetë. Ishte ekipi im i parë në Itali dhe është një ekip i jashtëzakonshëm".

Melo aktualisht luan në Fluminense në Brazil..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat