Këpuca problematike dhe këngëtarja kroate që çoi peshë Kosovën! Çiro si Çiro

Futboll

Këpuca problematike dhe këngëtarja kroate që çoi peshë Kosovën! Çiro si Çiro

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 10 shkurt 2023 Në ora: 19:39
Tereza Kesovija dhe Mirosllav Çiro Bllazheviq

Me 30 qershor të vitit 1985, këngëtarja e famshme kroate, Tereza Kesovija, zbarkoi në stadiumin e Prishtinës.

Trajneri i famshëm kroat, Mirosllav Çiro Bllazheviq, që ndërroi jetë pardje (me 8 shkurt), është njeriu kryesor që e pruri këngëtaren kroate në Prishtinë, në ndeshjen e zjarrtë.

Mbi 35 mijë shikues, gati stadiumi shpërtheu si vullkan në përballjen e javës së fundit (34-të) të edicionit 1984-1985 në ligën e parë ish jugosllave, mes Prishtinës dhe Dinamos së Vinkovcit. 

Image

Prishtina ngadhënjeu me rezultat 3:1 ndaj Dinamos.

“Çiro e solli Terezën në Prishtinë, i dha asaj këpucë me tre numra më të mëdhenj, e cila nuk mund të ecte fare'”, ka thënë Kujtim Shala, transmeton media kroate “24 sata”.

“Për të qenë i sinqertë, nuk luajta shumë me Çiron, por ai ishte një trajner tepër i mirë.

Ai është ende një legjendë e vërtetë mes tifozëve prishtinas, të gjithë e mbajnë mend në Kosovë”, thotë Kujtim Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat