Schalke 04 ndahet baras me Wolfsburgun

Futboll

Schalke 04 ndahet baras me Wolfsburgun

Nga: K.G. Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 22:23
Schalke

Skuadra e Schalke 04 u pajtua me një barazim në konak të vetin, duke luajtur baras (0:0) me Wolfsburgun. 

Ndeshje e luftuar por sulmuesit nuk e patën mbrëmjen e tyre.

Pikë e madhe për Schalke që po lufton për të siguruar ekzistencën. 

Mysafirët kanë mundur të dalin me pikë të plota sikurse Arnold të realizonte penalltinë në minutën e 9-të.

Ndeshjen e përcollën 55 000 shikues.

Pas javës së 20-të në Bundesliga I, Wolfsburg renditet në vend të shtatë me 30 pikë dhe Schalke i 18-ti me 12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat