Ter Stegen: Ja ndikimi i Xavit te Barça

Futboll

Ter Stegen: Ja ndikimi i Xavit te Barça

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 11:07
Ter Stegen: Ja ndikimi i Xavit te Barça

Portieri gjerman, Marc-André ter Stegen, nënshkroi për Barçën në vitin 2014 nga Borussia e Monchengladbachut, që përfitoi vetëm 12 milionë euro.

Zubizarreta ka thënë gjithmonë se ky ishte operacioni më i mirë që ka bërë si drejtor sportiv i Barcelonës.

Sot, pas thuajse një dekade në Barcelonë, Ter Stegen është një nga kapitenët e ekipit të parë. Ai është 30 vjeç dhe konsiderohet tashmë si një futbollist me “gjak” katalan.

Që kur mbërriti në Katalunjë, nuk e pati të vështirë të fitonte garën për rolin e e titullarit. Pas thuajse 10 vitesh me fanellën “blaugrana”, mbetet i pakonkurrueshëm mes shtyllave.

Ter Stegen është tashmë ndër më të mëdhenjtë në historinë e Barçës. E Meriton, sepse nuk ka pushuar kurrë së punuari për të zënë atë pozicion të privilegjuar.

Jo çdo gjë ka qenë e qetë për një profesionist të cilit i është dashur të luftojë edhe me dëmtimet dhe pasojat e tyre, deri në kufijtë e rezistencën mendore.

Sezoni i parë i Ter Stegenit në “Camp Nou” është vendosur në kornizë: gjermani, së bashku me Messin, Suarezin, Neymarin etj., fituan “tripletën” e dytë në historinë e Barçës, me Luis Enrique në pankinë. Ishte, çuditërisht, sezoni i fundit i Xavi Hernándezit në skuadër.

Marc shpjegon për “SPORT” se është jashtëzakonisht i kënaqur me menaxhimin që po kryen ish-shoku i tij dhe tani trajner i Barçës:

“Puna e Xavit, i cila ka bërë ndryshime të shumta në mentalitetin e grupit, po na ndihmon për të fituar ndeshje të vështira”, siguron ai, duke theksuar se nuk bëhet fjalë vetëm për të luajtur mirë.

Duhet të kesh vetëdijen e një ekipi kampion për t’u bërë kampion. Dhe kjo është një filozofi që lidhet drejtpërdrejt me mënyrën e të menduarit të një portieri që e urren humbjen:

“Këtë vit, deri më tani, rezultatet kanë qenë të mira. Duhet të vazhdojmë kështu, në të njëjtën linjë, për të mbyllur gjithçka me sukses”.

Gjermani nuk e hedh poshtë rolin e favoritit që i jep tani klasifikimi i La Liga-s:

“Kemi një avantazh të vogël, por ka janë ende shumë ndeshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat