Meksika emëron trajner të ri argjentinasin Diego Cocca

Futboll

Meksika emëron trajner të ri argjentinasin Diego Cocca

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 11:58
Cocca

Pas largimit të Gerardo Martinos Meksika ka emëruar argjentinasin Diego Cocca trajner të Kombëtares deri në vitin 2026, ka njoftuar Federata e Futbollit e Meksikës.

Cocca merr drejtimin pasi kontrata e Martinos përfundoi kur Meksika u eliminua në fazën e grupeve të Kupës së Botës vitin e kaluar, diçka që ndodhi për herë të parë që nga viti 1978.

“Cocca është një njeri që punon shumë, ai e njeh futbollin meksikan, ai është një person me njohuri të shkëlqyeshme taktike, ai bën menaxhim të shkëlqyer të ekipit dhe ne besojmë se duke filluar nga marsi ne do të fillojmë të marrim rezultate të mira”, ka thënë Rodrigo Ares de Parga, drejtori i ekipeve kombëtare të Meksikës.

Për emërimin ka folur edhe vetë argjentinasi. 

“Të kem mundësinë për të ndihmuar Meksikën të rrisë ekipin e saj kombëtar është një privilegj dhe një mundësi që nuk mund ta humbas”, ka thënë Cocca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat