Muslija vazhdon shkëlqimin në Gjermani

Futboll

Muslija vazhdon shkëlqimin në Gjermani

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 14:23
Muslija vazhdon shkëlqimin në Gjermani

Florent Muslija ka vazhduar me ndeshje të mira dhe gola në Bundesliga 2.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka realizuar një tjetër gol me fanellën e Paaderborn.

Muslija e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë ndaj ish-skuadrës së tij Hannover 96, derisa reazultati pas pjesës së parë është i barabartë 2-2.

Vendasit realizuan dy gola të shpejtë në katër minutat e para, derisa fillimisht Leipertz ngushtoi epërsinë para se Muslija të barazonte shifrat nga penalltia në 2-2 në minutën e 26-të.

Për mesfushorin nga Kosova ky ishte goli i katërt në Bundesliga 2, derisa ka edhe tre asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat