Muslija me notë të mirë në Gjermani, fitojnë në Hannover

Futboll

Muslija me notë të mirë në Gjermani, fitojnë në Hannover

Nga: K. Goca Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 15:45
Muslija me numër 30-të duke festuar sot

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija, sot ka kontribuar në fitoren e Paderbornit me rezultat 4:3 kundër Hannover 96, në kuadër të javës së 20-të të Bundesliga II.

Muslija me Paderbornin importojnë tre pikë të rëndësishme.

Futbollisti shënoi nga penalltia në minutën e 26-të, ndërsa në atë të 65-tën u ndëshkua me karton të verdhë dhe në të 75-tën u zëvendësua. 

Futbollisti i Paderborn, Cedric Teuchert. është lojtar i ndeshjes me notën 8.6 sipas faqes së specializuar për statistika “Sofascore”, ndërsa Muslija u vlerësua me 7.3.

Paderborn është në vend të katërt me 35 pikë dhe Hannover renditet në të shtatin me 28.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat