Shotani: Kërkuam me çdo kusht ta barazojmë rezultatin

Futboll

Shotani: Kërkuam me çdo kusht ta barazojmë rezultatin

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 18:11
Shotani

Drenica e ka nisur me humbje edicionin pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kuqezinjtë nga Skenderaj u mposhtën 0-1 nga Llapi në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.

Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani ka thënë se u dëmtuan në aspektin psikik me penalltinë që u akordua kundër tyre, e mandaj ndryshuan edhe sistemin e lojës, por pa sukses.

“Penalltia që morëm na dëmtoi në aspektin psikik.

U munduam që të ndryshojmë në sistemin e lojës, bëmë ndryshime për të qenë më ofensivë”.

“Kërkuam me çdo kusht ta barazojmë rezultatin dhe dhamë më të mirën.

Ne bëmë jashtëzakonisht mirë, por nuk arritëm të shënonim golin që do të na siguronte një pikë”, ka thënë Shotani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat