Tafa: Dua një Kupë me Kukësin

Futboll

Tafa: Dua një Kupë me Kukësin

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 19:39
Tafa

Portieri i Kukësit, Angelo Tafa është shprehur i lumtur që u rikthye me fitore.

Përsa i përket Kupave të Europës, ai u shpreh se presidenti i klubit kërkon shumë gjëra por ai do të fokusohet tek ndeshja e radhës.

“Jam shumë i lumtur që u riktheva me fitore, përgëzoj ekipin dhe repartin e mbrojtjes që ma bëri punën më të lehtë. Betimi është shumë portier i mirë,

Çdo herë që ikën dikush që e njeh, dhe vjen dikush i ri mundohesh të ambientohesh, dhe ata që vijnë janë ambientuar.

Presidenti kërkon shumë gjëra, por unë them që do fokusohem te ndeshja e radhës.

Objektivi im është një sezon dhe një Kupë me Kukësin dhe të largohem nga këtu”, tha Tafa për “Oversport” pas sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat