Rrahmanit me Napolin po i buzëqesh titulli në Itali, demolojnë Cremonesen

Futboll

Rrahmanit me Napolin po i buzëqesh titulli në Itali, demolojnë Cremonesen

Nga: K. G. Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 22:36
Pamje nga ndeshja

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, me Napolin, sonte kanë festuar fitoren me rezultat të thellë 3:0 ndaj Cremoneses, në kuadër të javës së 22-të në Serie A.

Vetëm ndonjë çudi mund ta lërë pa titull Napolin sepse në bazë të epërsisë që ka, zor që ka rival që mund t’ia rrëmbejë kreun

Napoli ka treguar lojë me të përsosur duke i shkaktuar humbje të thellë rivalit.  

Rrahmani u paraqit standard, dha maksimumin për fitoren domethënëse.

Golat i realizuan Kvaratskhelia (22'), Osimhen (65') e Elmas (79')

Napoli kryeson me 59 pikë, ka një ndeshje dhe 16 pikë më shumë se Interi në vend të dytë dhe Cremonese është në fund me 8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat