“Zona Champions” kërkon kualitet, Newcastle “shënjestron” mesfushorin ballkanas

Futboll

“Zona Champions” kërkon kualitet, Newcastle “shënjestron” mesfushorin ballkanas

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 22:13
Sergej Milinkovic-Savic

Ardhja e arabëve në krye të Newcastle e ka ndryshuar shumë klubin, me “bardhezinjtë” që këtë sezon janë pretendentë seriozë për të siguruar një vend në zonën Champions. Me ngritjen e nivelit të përballjeve, tashmë pronarët e “bardhezinjve” duhet të mendojnë dhe për afrime të tjera cilësore pas atyre si Alexander Isak, Bruno Guimaraes dhe Sven Botman.

Objektivi i radhës i anglezëve është “katalizatori” serb i mesfushës së Lazio-s, Sergej Milinkovic-Savic dhe klubi është duke humbur asnjë sekond kohë, teksa ka nisur bisedimet për ballkanasin e “celeste”-ve.

Sipas mediave britanike, bordi i Newcastle do të provojë gjithçka gjatë merkatos së verës për të mbushur mendjen e 27-vjeçarët, ku një ndër opsionet e mundshme është të paguajnë një pjesë të kartonit dhe të shtojë në marrëveshje 1 ose 2 lojtarë.

Tregu i merkatos e vlerëson kartonin ballkanasin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024, me plot 60 milionë, teksa Newcastle mund të shpresojë në një ulje çmimi për shkak se është në vitin e fundit të kontratës dhe deri më tani, Savic nuk po pranon propozimet e “kryeqytetasve” për një rinovim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat