De Vrij: Na vjen keq

Futboll

De Vrij: Na vjen keq

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 13:23
De Vrij: Na vjen keq

Interi nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Sampdorias në kampionat.

Stefan De Vrij komentoi këtë takim në konferencën për mediet, ndërsa ka shprehur keqardhje për rezultatin.

“Kemi pasur shumë raste, kemi humbur shumë. Ishim të mirë, të rregullt, nuk pësuam asnjë gol, por na vjen shumë keq që nuk fituam.

Kemi për të bërë më mirë, kemi shumë ndeshje përpara nesh dhe e dimë se mund të bëjmë më shumë.

Na ka ndodhur gjatë sezonit të kemi luajtur ndeshje të shkëlqyera kundër kundërshtarëve të rëndësishëm dhe ndoshta të kemi pasur më shumë vështirësi në ndeshje të tjera dhe kemi marrë rezultate të mira.

Jemi në formë të mire, duhet të vazhdojmë kështu, duke e ditur se duhet të bëjmë më shumë, duke filluar nga ndeshja kundër Udineses”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat