Guardiola ndjesë Gerrardit

Futboll

Guardiola ndjesë Gerrardit

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 16:49
Guardiola ndjesë Gerrardit

Një ditë para ndeshjes të madhe të Premier League mes City-t dhe Arsenal-it, vëmendjen e mori ish-kapiteni i Liverpool, Steven Gerrard.

Pak ditë ma parë spanjolli përmendi një episod që i ndodhi mesfushorit legjendar të “Reds”-ave kur në sezonin 2013-2014 rrëshqiti në një ndeshje mes Liverpool dhe Chelsea duke i dhuruar kështu një gol ekipit londinez e duke “ndihmuar” në distancë City-n të shpallej kampion.

Këtij episodi Guardiola i është referuar kur një gazetar e pyeti nëse do të ishte e drejtë që City-t ti hiqej titulli i fituar në atë sezon.

“Nuk e di nëse jemi përgjegjës për rrëshqitjen e Gerrard në ‘Anfield’.

Faji ynë ishte dhe ai?

Kam shumë respekt për Steven, por ai moment na përket ne”, tha Guardiola pas argumentit që i dha gazetari mbi çështjen e dënimit të City-t për anulimin e titullit për shkak të thyerjes të rregullave të Fair Play Financiar.

“Për komentet idiote që bëra i kam kërkuar falje si personalisht dhe tani publikisht Steven-it.

Ai e di se unë e admiroj.

Admiroj karrierën që ka bërë. Më vjen turp nga vetja dhe mendoj se ai nuk e meritonte diçka të tillë”, tha Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat