Infantino rrit rrogën e tij: sa fiton si president i FIFA-s?

Futboll

Infantino rrit rrogën e tij: sa fiton si president i FIFA-s?

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 18:44
Gianni Infantino

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, po shkon drejt një mandati të tretë si numri një në Federatën Botërore të Futbollit, me një pagë, ndër të tjera, në rritje gjatë vitit 2022, viti i Kupës së Botës në Katar.

President i federatës ndërkombëtare të futbollit që nga viti 2016, Infantino kandidon i vetëm në rizgjedhjen në numrin një: një rol që i ka sjellë edhe ish-sekretarit të përgjithshëm të UEFA-s një pagë të konsiderueshme.

Në vitin 2022, presidenti i FIFA-s pa një rritje të pagës së tij në krahasim me vitin 2021, e cila ndahet mes një kuote fikse dhe një pjese të bonusit.

Në të vërtetë, Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka shpallur sot tarifat e paguara për drejtuesit më të lartë, në dokumentin që lidhet me llogaritë për vitin 2022.

Në detaje, Infantino mblodhi gjithsej 3.6 milionë franga zvicerane (e barabartë me afërsisht 3.64 milionë euro), duke përfshirë një bonus prej pak më shumë se një milion franga zvicerane. Kjo është një rritje prej rreth 400 mijë euro krahasuar me vitin e shkuar…

Që kur ishte president i FIFA-s, Infantino ka marrë rroga prej gati 20 milionë eurosh në total: 3.64 milionë euro në vitin 2022; 2.98 milionë euro në 2021; 2.8 milionë euro në 2020; 3.0 milionë euro në 2019; 3.1 milionë euro në 2018; 1.45 milionë euro në 2017; 1.41 milionë euro në vitin 2016; TOTALI: 18.4 milionë dollarë.

Në raportin e vitit 2022, FIFA raportoi vlerën e pagave të të gjithë drejtuesve të lartë: 1,95 milionë franga zvicerane për Gianni Infantino (1,97 milionë euro), përveç bonusit të lartpërmendur prej 1,65 frangash (1,67 milionë euro), për një total prej 3,6 milionë franga (3,64 milionë euro); 1.3 milionë franga zvicerane (1.32 milionë euro) për sekretaren e përgjithshme Fatma Samoura, e cila gjithashtu mori një bonus prej 600 mijë franga zvicerane (rreth 600 mijë euro), për një total prej 1.9 milionë franga (1.92 milionë dollarë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat