Shpjegimi i Wenger: Ja si ka ndryshuar loja e City-t me blerjen e Haalandit

Futboll

Shpjegimi i Wenger: Ja si ka ndryshuar loja e City-t me blerjen e Haalandit

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 12:55
Shpjegimi i Wenger: Ja si ka ndryshuar loja e City-t me blerjen e Haalandit

Manchester City nuk po kalon sezonin që të gjithë prisnin.

Pas blerjes së norvegjezit Haaland, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola nuk po arrin dot të udhëheqë Premier League-n, pavarësisht numrit të madh të golave ​​që sulmuesi norvegjez ka shënuar që kur mbërriti në Angli.

Janë të shumtë ata që mendojnë se ky problem vjen nga një ndryshim në stilin e lojës së City-t, i cili tani fokusohet te sulmet që përfundojnë te golashënuesi nordik.

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, foli mbi këtë temë për “Bein Sport”, para ndeshjes midis City-t dhe Arsenalit:

“Të thuash që City me Haalandin është më keq, nuk më duket normale.

Le të themi se Haaland e bën Manchester City-n një ekip tjetër.

Tani, me Haalandin në fushë, ata luajnë më shpejt për ta gjetur atë”.

Francezi garanton se tashmë skuadra e Guardiolës e ka humbur paksa identitetin e lojës dhe tani luan më drejtpërdrejt:

“Përpara te City kishin më shumë durim kur kishin topin, ndryshonin pozicionet, pasimet e tyre ishin më të shkurtra dhe teknikisht të ndryshme.

Tani janë të fokusuar që t’i shërbejnë Haalandit me më shumë krosime anësore ose pasime të thella”, ka vijuar më tej analizën e tij Wenger.

Nëse blerja e Haalandit dhe ky ndryshim i vogël në sistemin e lojës, që Guardiola zbaton në City për të luajtur më shumë për norvegjezin, është pozitiv apo negativ do të shihet në fund të sezonit në varësi të trofeve që skuadra e drejtuar nga Guardiola do të arrijë të fitojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat