Si vendosi Rashford të qëndronte në “Old Trafford”?

Futboll

Si vendosi Rashford të qëndronte në “Old Trafford”?

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 13:08
Si vendosi Rashford të qëndronte në “Old Trafford”?

Marcus Rashsford është, 25 vjeç, është sot një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.

Barça, me të cilin do të përballet nesër, u përpoq ta blinte sulmuesin anglez të Manchester United me lëvizje të ndryshme strategjike nga fundi i vitit 2018 deri në fillim të vitit 2019.

Në atë kohë, ai ishte 21 vjeç dhe pas një viti e gjysmë I përfundonte kontrata me “Djajtë e Kuq”.

Barça kishte hedhur sytë në merkato për një numër 9 cilësor, që e mendonte si zëvendësues ideal të Luiz Suarezit, i cili në atë kohë do të ishte 32 vjeç.

Drejtuesit “Blaugrana” kërkonin një sulmues që mund të luante si pykë dhe në krah.

Pep Segura, asokohe drejtori i përgjithshëm i futbollit të Barçës, mori informacione në vitin 2018 se sulmuesi anglez kishte dyshime nëse do të rinovonte apo jo kontratën me United, e cila përfundonte në vitin 2020.

Barça testoi predispozitën e Rashfordit dhe mori një përgjigje emocionuese: përfaqësuesit e anglezit donin të dëgjonin propozimin. Bisedat janë kryer nga përgjegjësit e zonës sportive të Barçës, me Seguran në krye, me vëllezërit dhe menaxherët e lojtarit.

Janë zhvilluar deri në tri takime në Barcelonë në fillim të vitit 2019. Në atë kohë, Barça analizoi dhe përjashtoi mundësinë e blerjes së Jovicit nga Eintracht Frankfurti, si dhe mori mesazhet e para që Griezmann dëshironte të rinovonte marrëveshjen e tij me Bartomeun.

Megjithatë, opsioni Rashford nuk u braktis sepse ishte shumë tërheqës në nivel sportiv dhe ekonomik.

Mirëpo në fund sulmuesi anglez nuk e mori guximin për të ndryshuar ambient. Kishte dyshime nëse do të përshtatej me stilin e lojës së Barçës, në një dhomë zhveshjeje plot me “yje”, një kulturë dhe gjuhë tjetër futbolli. Në fund preferoi të qëndronte në “Old Trafford”.

Manchester United, duke kuptuar rrezikun që i vinte nga Barcelona, zgjidhi qesen dhe i ofroi Rashfordit 280 000 euro në javë për pesë vjet.

Domethënë më shumë se 14 milionë euro në sezon. Më 1 korrik 2019, United njoftoi rinovimin e Rashfordit deri në vitin 2023, me një vit tjetër opsional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat