Kahn: Nuk kam pasur kurrë një Shën Valentin më të mirë

Futboll

Kahn: Nuk kam pasur kurrë një Shën Valentin më të mirë

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 14:00
Oliver Kahn

Oliver Kahn, drejtori i Bayern Munich, komentoi përmes profilit të tij zyrtar në Twitter suksesin e mbrëmshëm të skuadrës së Julian Nagelsmann në fushën e PSG-së, në ndeshjen e parë 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.

“Nuk kam pasur kurrë një Shën Valentin më të mirë, – shkruan ish-portieri i bavarezëve.

Me këtë paraqitje të mirë të ekipit kemi krijuar një pikënisje të rëndësishme.

Urime lojtarëve dhe stafit që heshtën të gjitha thashethemet.

Tani duhet të vazhdojmë të fokusohemi në puna jonë në javët në vijim.

Kundër PSG-së do të na duhet e njëjta paraqitje si dje, në ndeshjen e Mynihut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat