Arsenali synon të ‘blindojë’ Saliba-n

Futboll

Arsenali synon të ‘blindojë’ Saliba-n

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 12:13
William Saliba

Arsenali po insiston që të vazhdojë kontratën me William Saliban.

Sipas ‘Fichajes’, ‘Topçinjtë’ synojnë që sa më shpejtë që është mundur të rinovojnë kontratën e re me Saliba-n.

Qendërmbrojtësi francez ka qenë një nga lojtarët më të mirë në terren duke dhënë kontribut të madh që londinezët gjenden në krye të tabelës së Premier Leagues.

21-vjeçari ka qenë startues i padiskutueshëm këtë sezon të garave në ekipin e Mikel Artetës.

Arsenali thuhet se është duke përgatitur ofertën joshëse për lojtarin të cilin dëshiron ta mbajë në ‘Emiratës’ edhe disa sezona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat