Guardiola flet me bindje

Futboll

Guardiola flet me bindje

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 12:30
Guardiola jep instruksione para lojtarëve

Manchester City arriti të marrë një fitore tepër të rëndësishme ditën e djeshme kundër rivalëve të tyre Arsenal.

Me tre pikët e fituara nga ta, janë barazuar me Arsenalin në krye të tabelës me nga 51 pikë.

Nëse “topçinjtë” do të kishin fituar dje, për Cityn do të bëhej shumë më e vështirë ta mbronte titullin e kampionit.

Këtë gjë e ka pranuar dhe pohuar edhe trajneri i Manchester City, Pep Guardiola duke thënë se fitorja e mundshme e Arsenalit do ta mbyllte garën për trofeun në Angli.

“Nuk është kurrë e lehtë të luash kundër Arsenalit.

Ata janë një ekip i madh.

Diferencën e bëri cilësia e djemve të mi.

Edhe pse në një kohë të vështirë ne qëndruam të fokusuar brenda ndeshjes.

Nëse do të kishim humbur, lufta për titull do të ishte pothuajse e mbyllur”, deklaroi Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat