Shearer “heq dorë” nga rekordi i tij historik

Futboll

Shearer “heq dorë” nga rekordi i tij historik

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 14:21
Alan Shearer

Askush nuk ka shënuar më shumë gola në një sezon të vetëm në historinë e Premier League se Alan Shearer.

Ish-sulmuesi i Newcastle dhe Blackburn mban rekordin.

Ai shënoi 34 gola në 1994-1995, me Andy Cole, i cili grumbulloi të njëjtin numër golash më 1993-1994.

Kanë mbetur edhe 15 javë kampionati në Premier League, por Shearer tashmë ka hequr dorë nga rekordi i tij, duke parë sa shumë po shënon Erling Haaland.

Ish-sulmuesi i Molde, Salzburg dhe Borussia Dortmund shënoi në fitoren 3-1 ndaj Arsenalit, në luftën për Premier League.

Norvegjezi mori një “pasim vdekjeprurës” nga Kevin de Bruyne në minutën e 82-të, kontrolloi me këmbën e majtë dhe mundi Ramsdale me një parabol me këmbën e djathtë.

Kështu, norvegjezi shënoi golin e tij numër 26 në 23 ndeshje.

“Nëse ma thyen rekordin, unë do të jem i pari që do t’i shtrëngoj dorën Haaland.

Është diçka që do të ndodhë, – pranoi ai.

E dua qëndrimin e tij. Më pëlqen uria dhe dëshira e tij për gola.

Më pëlqeu ajo që tha se nuk fle natën kur nuk shënon, sepse ky është detyra e një golashënuesi”.

Shearer, golashënuesi më i mirë historik në Premier League me 260 gola, i dorëzohet Haaland:

“Nëse dëshironi sulmuesin perfekt, tashmë e keni atë. Është Haaland”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat