Barcelona pa Dembelen dhe Busquetsin

Futboll

Barcelona pa Dembelen dhe Busquetsin

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 14:56
Ousmane Dembele dhe Sergio Busquets

Barcelona kundër Manchester United, “ajka” e futbollit evropian në “Camp Nou” , duke nisur nga 18:45, në raundin e 1/16-tave të Europa League-s.

Katalanasit, në një moment të shkëlqyer të formës në La Liga, përballen me një nga rivalët më të vështirë me mungesat të rëndësishme (Ousmane Dembele dhe Sergio Busquets).

Skuadra e drejtuar nga Xavi Hernández ka llogari të hapura në kompeticionin e dytë kontinental: sezonin e kaluar “blaugranat” u eliminuan në çerekfinale nga Eintrachti i Frankfurtit, pavarësisht se luajtën ndeshjen e dytë në “Camp Nou”.

Një tjetër edicion jashtë Champions League në fazën e grupeve, gjithsesi Barcelona dëshiron të konfirmojë përmirësimin e saj ndaj “Djajve të Kuq”, një ekip që ka shfaqur një nivel të lartë që pas mbërritjes së trajnerit holandez, Ten Hag.

Marcus Rashford dhe Alejandro Garnacho janë dy nga kërcënimet e mëdha të një Manchester United që po kalon momentin më të mirë të sezonit. Anglezi ka 13 gola në 15 ndeshje pas Botërorit dhe është në momentin më të mirë të karrierës.

Nga ana e tij, Garnacho vepron si një zëvendësues luksi. Asnjë lojtar në Ligën Premier nuk ka marrë pjesë në më shumë gola (dy gola dhe dy asistime) sesa sulmuesi argjentinas në rolin e  zëvendësuesit.

Një test i vështrë për mbrojtjen më të mirë në kontinent, që formohet nga një treshe e palëvizshme Araujo-Christensen-Kounde, plus një anësor i majtë (Jordi Alba apo Balde) nën komandën e rekordmenit Marc-André Ter Stegen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat