Berlusconi do të jetë në stadium për të parë Monzën e tij

Futboll

Berlusconi do të jetë në stadium për të parë Monzën e tij

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 15:30
Silvio Berlusconi e Adriano Galliani

Silvio Berlusconi do të jetë gjithashtu në stadiumin U-Power të shtunën pasdite në orën 18:00 për ndeshjen mes Monzës dhe Milanit.

Presidenti i bardhekuqve pritet në stadiumin Brianza, siç ka sqaruar nënkryetari dhe drejtori menaxhues i Monzës, Adriano Galliani.

Për Berlusconin dhe Gallianin, 29 trofe me kuqezinjtë, ndeshja e kthimit do të jetë në mënyrë të pashmangshme një ndeshje me një shije të veçantë.

Ndeshja e parë në San Siro përfundoi me rezultatin e thellë 4-1 për Milanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat