Dikur bashkëlojtar me Kujtim Shalën, sot ka blerë 5 mijë hektarë tokë në Uruguai

Futboll

Dikur bashkëlojtar me Kujtim Shalën, sot ka blerë 5 mijë hektarë tokë në Uruguai

Nga: K. Goca Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 16:39
Davor Shuker

Golashënuesi më i mirë i Kampionatit Botëror në vitin 1998 dhe ish-presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, Davor Shuker, nuk ishte pjesëmarrës në ceremoninë mortore të trajnerit kroat, Mirosllav Çiro Bllazheviq.

Shuker, dikur bashkëlojtar (1989-1991) me Kujtim Shalën në Dinamo të Zagrebit, ka blerë tokë në Uruguai.

Duhet theksuar se Shukeri dhe Shala, për tre vite luajtën së bashku në Dinamo.

Të gjithë pyesnin se ku është Shuker? 

“Gjatë funeralit u përfol se ai ishte në Uruguai, 11 mijë kilometra larg, pasi Shukeri ka investuar në atë vend të Amerikës së Jugut që nga viti i kaluar. 

Mirëpo, siç mësojmë, ish-presidenti i federatës kroate, aktualisht ndodhet në Amerikë.

Shuker bleu tokë pranë qytetit të Duraznos, 190 kilometra nga kryeqyteti i Uruguait, Montevideo.

Toka bujqësore ka një sipërfaqe prej 5000 hektarësh, e cila është afërsisht sa 7000 fusha futbolli dhe përveç sektorit të bujqësisë, ai ka investuar edhe në zonat urbane dhe sportive. 

Diaz, drejtor i kompanisë së patundshmërive Pilar Diaz Inmuebles, nuk zbuloi se sa ka paguar Shuker për tokën e përmendur të përshtatshme për blegtori dhe bujqësi.

Ai tha se përveç sektorit të bujqësisë do të investojë edhe në zonat urbane dhe sportive”, shkruan mediumi kroat “24 Sata”.

“Fokusi i tij do të jetë sporti, veçanërisht pjesa që ka të bëjë me futbollistët. Sa i përket investimeve urbane do të zhvillojmë edhe një sipërmarrje”, tha Diaz.

Ai bëri të ditur se më vonë paratë mund të investohen në ndërtimin e rrokaqiejve në Montevideo.

Diaz tha se ai e njihte Shukerin që nga koha kur ai punonte për një kompani zvicerane ku kishte kaluar tetë vjet dhe se të dy kishin diskutuar për këto sipërmarrje biznesi shumë kohë më parë.

Kohët e fundit, më shumë investitorë të huaj, veçanërisht sipërmarrës nga Argjentina fqinje, kanë investuar në prodhimet e qumështit, blegtorisë dhe bujqësisë në Uruguain politikisht të qëndrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat