Galliani tregon si blihet një klub në Itali

Futboll

Galliani tregon si blihet një klub në Itali

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 18:26
Adriano Galliani

Monza ka qenë një nga surprizat më të mëdha të futbollit italian të viteve të fundit.

Skuadra e vogël u ble disa vite më parë nga Silvio Berlusconi dhe pak nga pak ia doli që të ngjitet në maja, duke u bërë tashmë pjesë e Serisë A dhe duke qenë në rrugën e duhur për të mbijetuar në elitë.

Një vendim për të blerë klubin që është marrë gjatë një dreke, siç ka zbuluar Adriano Galliani në një intervistë për “Sky Sport”, duke zbuluar rrethanat që çuan deri në blerjen e këtij klubi.

Ai shpjegoi si ia kishte dhënë ai idenë Berlusconit, i cili nuk kishte hezituar.

“Në një nga drekat tradicionale të së martave, i thashë që Monza ishte në shitje.

U ulëm në tavolinë dhe u tha të gjithë atyre që ishin të pranishëm, mes të cilëve edhe drejtuesit e Fininvest, që kishte mësuar nga unë se klubi ishte në shitje.

Të gjithë thanë po, që ta merrnim, dhe Silvio më tha “shko dhe bëje”.

Braktisa në mes pjatën me spageti dhe me Kolombon shtrënguam menjëherë duart që në takimin e parë.

Pastaj respektuam çdo gjë që kishim premtuar”, tregoi Galliani se si klubi u bë pronë e Berlusconit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat