Ultimatumi i PSG-së

Futboll

Ultimatumi i PSG-së

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 19:27
Christophe Galtier

Një karrierë që varet nga rezultatet!

Ky është fati i trajnerëve të të gjitha klubeve të mëdha dhe në Paris e dinë mirë.

Siç e di Christophe Galtier, i cili duhet të përballet me krizën më të madhe që nga marrja e detyrës në Paris Saint-Germain: tri humbje radhazi!

Viti 2023 ka nisur si mos me keq: humbje kundër Marseille në Coupe de France, Monaco në Ligue 1 dhe Bayern në Champions League, por edhe dy te tjera ndaj Lens dhe Rennes. 

Një ngjarje që në kryeqytetin francez nuk ka ndodhur që nga viti 2011, kur projekti ishte në fillimet e tij dhe Antoine Kombouaré ishte në krye.

Rezultate që vënë në rrezik serioz pozicionin e ish-trajnerit të Lille; Sipas informacioneve të raportuara nga shtypi transalpin,

Galtier do të drejtojë ekipin të paktën deri në ndeshjen e kthimit kundër Bayernit më 8 mars.

Pas kësaj date, çdo gjë mund të ndodhë, veçanërisht nëse rezultatet nuk përmirësohen ndërkohë.

Kush në vend të tij? Emiri i Katarit gjithmonë ëndërron Zinedine Zidane, i cili ishte prioriteti pas ndarjes nga Mauricio Pochettino.

Thomas Tuchel gjithashtu ka disa admirues: marrëdhënia e tij e trazuar me Leonardon çoi në shkarkimin e tij në dhjetor 2020, por një rikthim nuk mund të përjashtohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat