Spektakël në "Camp Nou", katër gola në takimin Barcelona - Manchester Utd

Futboll

Spektakël në "Camp Nou", katër gola në takimin Barcelona - Manchester Utd

Nga: K. G. Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 20:42
Manchester Utd

Ndeshje e bukur mes Barcelonës dhe Manchester Utd, solli katër gola por jo edhe fituesin e sfidës së parë të ndeshjes së tetës së finales së Europa League në futboll.

Ndeshje me kthesa në rezultate e cila ka përfunduar baras (2:2). 

Pjesa e dytë për t’u mbajtur mend, të gjitha golat bien dhe secili më i bukur se tjetri.

Alonso në minutën e 50-të, kaloi në epërsi katalunasit. 

Nuk vonoi shumë dhe përmbysje të rezultatit.  

Rashford ka shënuar në minutën e 53-të dhe Kounde autogol në atë të 59-tën, për epërsinë 1:2 të Manchester Utd.

Raphinha në minutën e 76-të, e ka shmang humbjen e Barcelonës, duke barazuar rezultatin 2:2.

Barcelonën do të presë ndeshje e vështirë në “Old Trafford”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat