Sarri i nevrikosur në gjyqtarin

Futboll

Sarri i nevrikosur në gjyqtarin

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 14:19
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri mendon se arbitri Craig Pawson nuk është në gjendje të gjykojë ndeshje në Evropë.

Ai është nevrikosur me referin pasi ai nxori me karton të kuq Patric pas një ndërhyrje në futbollistin e Cluj, Ermal Krasniqin, në një ndeshje që Lazio e fitoi në fund me rezultat 1-0. 

"Është për të ardhur keq që një arbitër që nuk mund të gjykojë në Evropë ka marrë përgjegjësinë.

Ai ndryshoi ndeshjen duke treguar kartonin e kuq për një faull që nuk ishte një mundësi e qartë për të shënuar gol.

Më pas vazhdoi me disa kartona të verdhë të çuditshëm.

Ai është absolutisht i papërshtatshëm”, ka thënë Sarri.

“Por megjithatë në një natë kur gjithçka dukej se po shkonte në drejtimin e gabuar ne morëm një rezultat të pranueshëm".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat