Isco drejt rikthimit në La Liga

Futboll

Isco drejt rikthimit në La Liga

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 16:04
Isco

Isco ka mbetur futbollist i lirë që nga fundi i muajit dhjetor të vitit 2022.

Mesfushori spanjoll vazhdon të mbetet pa skuadër edhe pse ka disa oferta, por që ende nuk ka vendosur të ardhmen e tij.

30-vjeçari është në udhëkryq sa i përket të ardhmes së tij, pasi ka oferta nga Italia, Turqia, Anglia, Arabia Saudite dhe kampionati amerikan MLS.

Por e përditshmja spanjolle “AS” ka raportuar se Isco mund të rikthehet sërish në La Liga, ku Villarreali ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Drejtuesit e klubit spanjoll kanë hapur bisedime me agjentët e Iscos dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë diçka më konkrete për të ardhmen e spanjollit.

Roma, Everton, Konyaspor, Los Angeles FC, Inter Miami, Al-Hilal dhe Al-Nassr janë skuadrat tjera të interesuara për t’i marrë shërbimet e mesfushorit spanjoll.

Gjithsesi java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Iscos, pasi lojtari i ka bërë të qartë agjentëve të vet se dëshiron sa më shpejt të bashkohet me ndonjë skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat