Roberto: Kualifikohemi në “Old Trafford”

Futboll

Roberto: Kualifikohemi në “Old Trafford”

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 18:58
Serxhi Roberto

Mbrojtësi i Barcelonës, Serxhi Roberto, ka folur për mediat pas barazimit 2:2, duke nënvizuar se rezultati i qëndron ngushtë katalanasve, që mendonin vetëm fitoren.

“Objektivi ynë ishte ta fitonim ndeshjen, por nuk mundëm.

Gjithsesi duke parë se si shkoi takimi, mendoj se një barazim vlen më shumë se humbja.

Në fund të fundit gjithçka mbetet e hapur. E rëndësishme është se kemi tentuar deri në fund ta fitojmë ndeshjen.

Fundi ishte i pabesueshëm, një penallti e padhënë, një shtyllë, rasti i Ansu Fatit…

Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shkojmë e të luajmë kualifikimin në “Old Trafford”.

Nuk do të jetë aspak e lehtë, por kemi treguar se mund t’ia dalim”, u shpreh Roberto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat