Barcelona nis hetimet

Futboll

Barcelona nis hetimet

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 19:27
Joan Laporta

Barcelona nuk ka qëndruar duarkryq përballë polemikave për pagesat që klubi katalan a ka kaluar për llogari të Enríquez Negreira nga viti 2001 deri në 2018, për bërjen e raporteve teknike për gjykimin e arbitrave të La Ligas.

Klubi ka vendosur të hetojë marrëdhënien kontraktuale dhe të punës me ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (KTA). Qarkullimi i përgjithshëm arrin në gati 7 milionë euro.

Një pjesë e mirë e kësaj shume është paguar në fazën e parë të Joan Laportës në presidencë.

Barcelona vendosi, pak ditë më parë, të hapë një proces hetimi për skandalin e pagesave për Negreiran për këshillat e tij për çështjet e arbitrazhit kur ai ishte nënkryetar i CTA.

Për të garantuar transparencë dhe efikasitet maksimal në proces, institucioni ka vendosur që ky kërkim informacioni të kryhet nga një kompani e jashtme.

Ish-nënkryetari i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve ka marrë 6,659,488 euro, pa TVSH, nga Barcelona nga viti 2001 deri në vitin 2018.

Prokuroria heton nëse ato pagesa kanë vënë në dyshim punën e arbitrave gjatë atyre sezoneve.

Në nivel sportiv, pasi pagesat janë kryer më shumë se tre vjet më parë, ndaj Barça nuk mund të sanksionohet.

Deri më tani, Barcelona është mbrojtur duke argumentuar se pagesat janë kryer për detyra këshilluese dhe për kryerjen e raporteve teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat