Tomori drejt formacionit të Milanit

Futboll

Tomori drejt formacionit të Milanit

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 11:32
Milani

Florenci në stol e Tomori në fushë. Janë këto dy risitë e infermierisë së Milanit në kuadër të takimit të sotëm në orën 18:00 kundër Monzës.

Anglezi ka zgjidhur problematikën në ijë dhe synon formacionin krah Çaut dhe Kalulusë.

Sa i përket Florencit, ai është stërvitur me grupin në ditët e fundit e mund të udhëtojë për herë të parë me skuadrën që kur u dëmtua gjashtë muaj më parë.

Krah tij në stol, edhe Zlatan Ibrahimoviç, që duket gati për disa minuta në rast nevoje.

Mungesat e vetme për sot janë ato të Benaserit, të cilin kuqezinjtë synojnë ta rikuperojnë pas një jave për ndeshjen me Atalantën.

Diskutim i ngjashëm edhe për Kalabrian, i cili ka një problem muskulor në ijë si ai që pati Tomori.

Kapiteni do të mungojë, por nuk duhet të këtë mungesë afatgjatë.

Ndërkohë, dritë në fund të tunelit për Menjanë që do të jetë gati për ndeshjen e Champions-it, por duhet thënë se francezi synon rikthimin që pas një jave kundër Atalantës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat