Ancelotti: Qëllimi është të ngushtojmë distancën me Barcelonën

Futboll

Ancelotti: Qëllimi është të ngushtojmë distancën me Barcelonën

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 17:12
Ancelotti

Real Madridi sonte luan në udhëtim tek Osasuna, në një ndeshje tejet të rëndësishme për ‘Los Blancos’ në garën për kreun e tabelës.

Trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti thotë se të besuarit e tij, duhet të jenë të përgatitur për çdo sfidë. Sipas tij, qëllimi i Realit është të ngushtojnë diferencën me Barcelonën.

“Duhet të përgatitemi për të gjitha ndeshjet sikur të ishin të fundit dhe po e bëjmë këtë gjë.

Qëllimi është që të ulim distancën me Barcelonën.

Nesër Rodrygo do të jetë titullar, nuk ka konkurrencë mes tij dhe Vinicius sepse mund të luajnë së bashku”, ka thënë Ancelotti.

Ai ka folur dhe për situatën e lëndimit të Karim Benzemas. Ancelotti thotë se nuk është duke menduar për ndeshjen me Liverpoolin, por për dueli me Osasunën.

Benzema? Nuk duam të rrezikojmë me të, ai është i lodhur dhe nuk do të jetë në këtë ndeshje.

Tani le të mos mendojmë për Liverpool-in, por vetëm për Osasunan.

Nuk do të bëjmë xhiro duke menduar për ndeshjen e së martës, ka një ndryshim mes kampionatit dhe Champions League”, deklaroi strategu i “Los Blancos”.

Ndeshja Osasuna-Real Madrid fillon në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat