I fundit në renditje, shokon Chelsean në "Stamford Bridge"

Futboll

I fundit në renditje, shokon Chelsean në "Stamford Bridge"

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 18:00
Southampton feston fitoren

Chelsea ka dëshpëruar në "Stamford Bridge", duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Southampton-i, në takimin e javës së 24-të në Premier League.

Humbje e rëndë për të kaltrit, të cilët rrezikojnë të mbeten jashtë garave evropiane. 

Sfidën e zhbllokoi James Ward-Prowse me një gjuajtje të lirë nga rreth 22 metra.

28-vjeçari e kreu mjeshtërisht gjuajtjen e lirë, duke ia siguruar fitoren mysafirëve.

Ky është goli i 17-të me gjuajtje të lirë në Premier League për qendërmesfushorin. Para tij Ward-Prowse qëndron vetëm David Beckham me 18 gola.

Southampton importi tre pikë të mëdha në luftë për të mbijetuar në Premier League.

Chelsea renditet në vend të dhjetë me 31 pikë dhe Southampton është i fundit me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat