Arteta: Kishim nevojë për një magji

Futboll

Arteta: Kishim nevojë për një magji

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 22:02
Mikel Arteta

Arsenal vuajti, por ia doli të merrte tre pikët e plota nga transfertë në Birmingham përballë Aston Villas.

Topçinjtë triumfuan me rezultatin 2-4, teksa deri në minutën e 92-të sfida ishte “fiksuar” në shifrat 2-2.

Megjithatë, një goditje klasi e Jorginhos në të 93-tën e ndihmuar edhe nga një devijim i portierit kundërshtar Emiliano Martinez, bëri që londinezët të vijojnë ëndrrën për titullin kampion.

Pikërisht, veprimin spektakolar të mesfushorit italian e veçoi edhe trajneri Mikel Arteta i cili në intervistën pas ndeshjes theksoi se skuadra kishte nevojë për një “magji” në mënyrë që të fitonte takimin.

Ndër të tjera, tekniku spanjoll shtoi se duke qenë se vinin nga një periudhë e ngarkuar dhe me rezultate negative, ekipi shpërtheu në festë në dhomat e zhveshjes.

“Më vjen mirë për fitoren ndaj Aston Villa-s sepse treguam karakter.

Në pjesën e dytë krijuam shumë raste dhe në fund na duhej një “magji” për ta fituar ndeshjen, këtë e prodhoi Jorginho.

Jemi të lumtur sepse kaluam një periudhë të vështirë, kishin kaluar vetëm 72 orë nga humbja me Manchester City dhe nëse kërkon të jesh në majë atëherë duhet të fitosh në të gjitha mënyrat.

Në dhomat e zhveshjes pati një festë të madhe dhe unë me të vërtetë jam shumë i lumtur për djemtë”, u shpreh Arteta. Ndeshja e radhës për Arsenal në Premier League është ajo e datës 25 shkurt ndaj Leicester.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat