Ten Hag tregon pse Fernandes është perfekt për kapiten të Unitedit

Futboll

Ten Hag tregon pse Fernandes është perfekt për kapiten të Unitedit

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 13:15
Erik ten Hag

Erik ten Hag ka vlerësuar aftësitë drejtuese të Bruno Fernandes dhe ka sugjeruar se portugezi është një shembull për të gjithë skuadrën e tij.

Fernandes ka qenë rregullisht kapiten për Djajtë e Kuq në sezonin 2022-23, me Erik ten Hag duke përdorur kapitenin e klubit Harry Maguire në mënyrë sporadike.

Trajneri holandez ka folur shumë për energjinë e Fernandes në fushë dhe sesi portugezi po e udhëheq vazhdimisht ekipin me shembull, raporton Goal.

Duke folur me gazetarët, trajneri i Manchester United tha: “Së pari si kapiten, ai është një shembull në fushë me energjinë që jep. Ai është kaq i rëndësishëm për ekipin në qasjen tonë taktike dhe tranzicionin”.

“Ai është një shembull. Ai mund të përputhet dhe të përballojë standardet e ngarkesës që janë vërtet të larta dhe mund të luajë në shumë lojë. Ai është një shembull për të gjithë në skuadër”.

Portugezi këtë sezon ka luajtur në 35 ndeshje në të gjitha garat deri më tani, duke shënuar shtatë herë dhe duke kontribuar me tetë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat