Barazimi i katërt radhazi pa gola

Futboll

Barazimi i katërt radhazi pa gola

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 18:09
Pamje nga ndeshja

Union Berlin nuk ia del të përfitojë nga humbja e Bayern Munchen.

Skuadra kryeqytetase kishte një shans të artë për t’u ngjitur e vetëm në krye të Bundesligës, por nuk fitoi dot ndaj Schalke 04.

Dueli i luajtur në Berlin, përfundoi në barazim 0-0.

Ndeshja ishte tepër e luftuar, por munguan rastet e pastra për gol.

Schalke u rreshtua mirë në mbrojtje dhe regjistroi barazimin e katërt radhazi pa gola.

Pikë e rëndësishme për objektivin mbijetesë për “Blutë Mbretërorë”.

Ndërkohë, Union Berlin i dha fund ecurisë pozitive prej pesë fitoresh radhazi.

Gjithsesi, skuadra e Urs Fischer, ndan vendin e parë në kampionat bashkë me Bayernin, me nga 43 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat