Owen emëron skuadrën favorite për ta fituar Premier Ligën

Futboll

Owen emëron skuadrën favorite për ta fituar Premier Ligën

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 10:08
Michael Owen

Në Premier Ligë, derisa janë zhvilluar 24 xhiro, lufta për titull është bërë më interesante se kurrë më parë me Arsenalin dhe Manchester Cityn që po luftojnë kokë më kokë, por aty është edhe Manchester United që po qëndron shumë afër dy liderëve.

Skuadra e Mikel Artetas e mban vendin e parë me 54 pikë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse Manchester City pozicionohet i dyti me 52 pikë, të ndjekur nga “Djatë e Kuq” në vendin e tretë me 49 pikë.

Për këtë luftë të ashpër mes gjigantëve anglezë ka folur ish-sulmuesi i Manchester United, Michael Owen i cili ka deklaruar se të tri këto skuadra nuk duhet të përjashtohen nga gara për titull, por shton se është Arsenali që po i prinë më bindshëm garës dhe si rrjedhojë edhe është favorit për titull.

“Gara për titull është bërë e mahnitshme në Angli. Manchester United nuk duhet të përjashtohert pasi është aty dhe po ecën shumë mirë. Arsenali, edhe pse ka pasur luhatje në ndeshjet e fundit, ata janë në pozitën më të mirë tani. Pra ka një luftë mjaftë të fortë, por po e them prapë që Arsenali është skuadra që ka timonin në dorë.”, tha ish-reprezentuesi anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat