Interi konfirmon se nuk janë në bisedime me Lukakun për të ardhmen e tij

Futboll

Interi konfirmon se nuk janë në bisedime me Lukakun për të ardhmen e tij

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 23:30
Lukaku

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, ka zbuluar se Nerazzurrët nuk janë në bisedime me Lukakun për të ardhmen e tij.

“Ne nuk po negociojmë me agjentët e tij për të ardhmen e tij. Duam që Lukaku të fokusohet në fushë, ai po përparon dhe do të na ndihmojë shumë. Ai e di që është borxhli ndaj nesh dhe do të bëjë gjëra të mëdha”, citon Ausilio Fabrizio Romano.

Më herët në shtyp u raportua se sulmuesi nuk ka gjasa të qëndrojë në San Siro për sezonin e ardhshëm dhe të kthehet në Stamford Bridge.

29-vjeçari aktualisht i përket Chelsea dhe luan për Interin në formë huazimi deri në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat