Paralajmëron Barcelonën

Futboll

Paralajmëron Barcelonën

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 14:36
Fernandes

Mançester Junajtid do të presë të enjten Barcelonën në ndeshjen e kthimit në “play off” në Ligën e Europës.

Pas barazimit 2-2 në “Camp Nou” gjithçka do të vendoset në shtëpinë e “Djajve të Kuq”.

Pikërisht te faktori fushë do të kërkojë të mbështetet dhe të shfrytëzojë Mançester Junajtidin.

“Old Trafford” është kthyer në një fortesë për skuadrën e drejtuar nga Ten Hag. Mançester Junajtid nuk mundet në fushën e vet në një takim zyrtar që nga 8 shtatori 2002, kur ishte një tjetër skuadër spanjolle, Reali i Sociedadit që fitonte në javën e parë të Ligës së Europës.

Që nga ajo humbje të pësuar nga klubi nga San Sebastiani (shënuar nga Braish Mendesh), Mançester Junajtid ka shënuar një ecuri prej 17 takimesh radhazi pa humbje në të gjitha kompeticionet.

Skuadra e Ten Hagut numëron 15 fitore dhe 2 barazime në Premier Ligë (Njukasëlli, 0-0 dhe Lids, 2-2).

Tani “Djajtë e Kuq” janë gati për përballjen titanike kundër Barcelonës, ndonëse bëhet fjalë vetëm për një ndeshje “play off” dhe për më shumë në shkallën e dytë të kompeticioneve të Europës.

Dhe Barcelona është e paralajmëruar nga Bruno Fernandesh, i cili ia ka bërë të qartë se çfarë e pret Barcelonën në “Old Trafford”.

“Stadiumi ynë është një vend i jashtëzakonshëm.

Atmosfera e krijuar nga tifozët tanë është e pabesueshme, e kemi thënë prej kohësh, edhe sezonin e kaluar kur koha jonë nuk ishte më e mira, ata janë gjithmonë me ne, ata gjithmonë na shtyjnë ne”, shpjegoi mesfushori portugez.

Më pas ai ka vijuar, duke saktësuar se kjo shtysë pozitive që ata i japin skuadrës përkthehet në energji që dëshmorët nga rezultatet pozitive të Junajtidit në këtë sezon në fushën e tij.

“Ne e dimë se si ata e vlerësojnë përpjekjen që bëjmë, ne e dimë këtë sezon se si është besimi mes të gjithë të përfshirëve në lojë: ne, teknikët, tifozët dhe të gjithë. Ka të bëjë me mbajtjen e momentit, sepse ne e dimë që të gjithë që vijnë këtu në ‘Old Trafford’ mendojnë në një mënyrë të ndryshme nga sezoni i kaluar”.

Kujtojmë se Bruno Fernandesh është kthyer në një nga pikat më të forta të Mançester Junajtidit që pas largimit të Kristiano Ronaldos, teksa ka marrë komandën e manovrës së “Djajve të Kuq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat