Benzema ka shënuar 16 gola në 23 ndeshje Champions-i kundër ekipeve angleze

Futboll

Benzema ka shënuar 16 gola në 23 ndeshje Champions-i kundër ekipeve angleze

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 16:31
Benzema

Liverpuli dhe Reali i Madridit do të takohen për të tretin sezon radhazi në Ligën e Kampionëve, me kampionët e Spanjës, që fituan 1- 0 në finalen e sezonit të shkuar falë golit të Vinicius Zhuniorit në “Stade de France”.

Por Reali i eliminoi edhe në çerekfinalet e sezonit 2020-‘21 (3-1 në shtëpi dhe 0-0 në “Anfield”).

– Tri nga nëntë ndeshjet mes Liverpulit dhe Realit të Madridit kanë qenë finale të kompeticionit, me anglezët që fituan 1-0 në Paris në vitin 1981, përpara se spanjollët të fitonin në Kiev në vitin 2018 (ku Garet Bejl shënoi dy herë) dhe triumfin në “Saint Denis” sezonin e shkuar.

– Liverpuli e eliminoi Realin e Madridit në raundin e 1/8-ave të sezonit 2008- ‘09, duke u kualifikuar në çerekfinale pas fitores 1-0 në “Bernabeu” dhe 4-0 në “Anfield”. Kjo e fundit ishte humbja më e rëndë e spanjollëve në Europë.

– Liverpuli dhe Reali u përballën në fazën e grupeve 2014-‘15, me këta të fundit që i fituan të dyja ndeshjet. Karim Benzema shënoi dy herë në të parën, në fitoren 3-0 në transfertë. Francezi shënoi edhe të vetmin gol të Realit në Madrid dy javë më vonë.

Benzema ka shënuar 16 gola në 23 ndeshje Champions-i kundër rivaleve angleze, rekordi i tij më i mirë ndaj kundërshtarëve të një vendi të vetëm. Vetëm sezonin e shkuar francezi u shënoi 7 gola, duke thyer rekordin që kishte kundër ekipeve gjermane (15 gola).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat