Gosens i lumtur tek Interi

Futboll

Gosens i lumtur tek Interi

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 19:45
Gosens

Pas 11 vitesh mungesë, në fazën e “play-off”, të UEFA Champions League, Inter do të presë mbrëmjen e nesërme, në “Giusseppe Meazza”, “dragonjtë” e Portos, në një përballje të vlefshme për fazën e 1/16-ve.

Disa fjalë mbi këtë përballje i ka thënë dhe anësori gjerman i “zikaltërve”, Robin Gosens, i cili është shprehu tejet i kënaqur me performancat e shokëve të tij, deri më tani këtë sezon.

“Porto është një ekip i vështirë për t’u përballur, veçanërisht në stadiumin e tyre.

Nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi në formë.

Jemi në garë për Serie A, Champions League dhe Coppa Italia, të tria garat.

Nuk do të thosha se po kalojmë një sezon të keq, përkundrazi mendoj se është shumë pozitiv”,- është shprehur tepër optimist Gosens.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat