Dilema e pazakontë e sulmuesit

Futboll

Dilema e pazakontë e sulmuesit

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 19:50
Zhiru

Milani kërkon të përforcojë sulmin dhe kampionati anglez është kthyer në një nga të preferuarit e kuqezinjve të cilët kërkojnë lojtarë në mbyllje të kontratave të tyre për t’i afruar me parametër zero.

Ka ndodhur me Zhiru e më pas edhe me Origi, ndërsa tani po tentohet që të afrohet një tjetër lojtar i cili ka provuar veten në elitën e futbollit anglez.

Bëhet fjalë për Uillfrid Zaha, sulmuesin e Kristal Palas dhe Bregut të Fildishtë, i cili ka spikatur si një lojtar i cili mund të bëjë diferencën me shpërthimet e tij në fazën ofensive.

Futbollistit i përfundon kontrata me klubin anglez në verën e këtij vitit dhe mendohet se kërkon të provojë një kampionat të ri.

Mediat britanike raportojnë se për të ka një interesim konkret nga Milani dhe lojtar tundohet nga ideja,

Por një ide po aq interesante për të duket se është edhe ajo që të luajë përkrah Kristiano Ronaldos te Al Nassr, një skuadër ë cila kërkon shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.

Një vendim jo edhe aq i thjeshtë, po të merret në konsideratë që klubi arab ofron shuma marramendëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat