Laporta: Nuk do t'i japë kënaqësinë Tebasit që të jap dorëheqje

Futboll

Laporta: Nuk do t'i japë kënaqësinë Tebasit që të jap dorëheqje

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 21:51
Joan Laporta

Joan Laporta ka bërë disa komente në lidhje me situatën që Barcelona po kalon prej që në pah doli rasti, Negreira.

Presidenti i Barçës këmbënguli që “konsultimet teknike” – teksa ai ju referua raporteve në të cilat ai thuhet se ka paguar Enriquez Negreira – e që mbështeten me “fatura dhe me mbështetje dokumentare”. Të paktën për sa i përket periudhës gjatë së cilës ai ishte në krye të klubit për herë të parë.

Përveç kësaj, ai u përball me Javier Tebas, Presidentin e La Ligës. Laporta tha që lideri dhe punëdhënësi i një federata po shtynë të tjerët që ata mos ta duan Barcelonën.

“Hetimi është nënkontraktuar dhe hetimet po kryhen nga një avokat i jashtëm”, tha Laporta. “Gjithmonë në koordinim më përputhshmërinë janë duke u bërë analizam në mënyrë që hetimi të jetë më rigoroz”.

“Na vjen shumë keq për rrjedhjen e të dhënave dhe dokumenteve për një rast që është nën hetimin e Zyrës së Prokurorit dhe duket të këtë kujdes maksimal.

Aq më tepër që as Prokuroria, as Policia nuk e kanë njoftuar klubin që është duke u hetuar”

“Sapo të jetë e mundur kjo ne mund të mbajmë një konferencë për shtyp dhe të shpjegojmë për informatat që ne kemi si klub. Një hetim i brendshëm është duke u zhvilluar.

Nuk do të jetë shumë vonë, ju premtoj. Ne jemi të etur për të dhënë shpjegime”.

Laporta dhe Tebas janë përballur me njëri tjetrin edhe në të kaluarën dhe duket se ka një sagë krejtësisht të re.

“Disa tashmë na kishin paralajmëruar tashmë që Tebas po promovonte një fushatë kundër reputacionit të Barcelonës dhe kundër meje”, shtoi Laporta.

“Ai tashmë ka hequr maskën e tij.

Ai vazhdon me obsesionin e tij me Barcelonën. Me fobinë e tij për klubin tonë. Kujtoj që ai është një person i cili gjatë karrierës së tij ka treguar se ka një armiqësi të vazhdueshme me Barcelonën. Gjithmonë më 2005, sa ishte nënpresident i Alaves, ai bëri një ankesë për shkak se nuk dëshironte që Messi të luante për Barcelonën”.

“Ai nuk harron që ne nuk e kemi nënshkruar marrëveshjen me CVC, e cila është një marrëveshje që ai e kontrollon. Ai po ashtu nuk dëshiron që ne jemi ende në Super Ligë.

Ky është modus operandi i tij i zakonshëm. Qëllimi i tij është ta dominojë Barcelonën nga largësia, të cilën gjë po e bën në vitet e fundit”.

“Ai e ka kuptuar që nuk mund ta bëjë këtë me mua. Nuk do ia jap kënaqësinë Tebasit që të jap dorëheqje nga Barcelona. Këtë e vendosin anëtarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat