Mbappe një hap larg Cavanit

Futboll

Mbappe një hap larg Cavanit

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 22:24
Mbappe

Me 200 gola në 301 ndeshje, të shpërndara në shtatë sezone, Edinson Cavani është golashënuesi më i mirë në historinë e Paris Saint-Germain.

Megjithatë, rekordi i qendërsulmuesit uruguaian sipas të gjitha gjasave do të tejkalohet në ditët në vijim.

Në sezonin e tij të gjashtë me fanellën pariziene, Kylian Mbappe ka shënuar tashmë 198 gola në 245 ndeshje.

Dy gola e ndajnë atë nga barazimi i Cavanit dhe një gol plus e bën Mbape-në më të mirin e historisë së PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat