Drita fiton! Edhe një humbje për Prishtinën

Futboll

Drita fiton! Edhe një humbje për Prishtinën

Nga: K. Goca Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 15:00
Pamje nga ndeshja

Drita del me tre pikë të plota në udhëtim, duke i shkaktuar humbje Prishtinës, me rezultat 2:1.

Është humbja e tretë rresht për prishtinasit në pjesën e dytë të kampionatit. 

Prishtina në krizë të rezultateve dhe rrezikon të bie edhe në zonën e skuadrave të rrezikuara.

Drita me trepikëshin e ri rikthehet në krye të tabelës.

Për Prishtinën realizoi Jalen Blesa (34′), ndërsa për Dritën shënuan B. Krasniqi (44’ –nga penalltia) e Baftiu (48’).

Drita kryeson me 44 pikë aq sa ka edhe Ballkani por kjo e fundit ka një takim me pak dhe Prishtina renditet në vend të katërt më 27 sosh pas 21 jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat