Kroos dhe Nacho flasin për të ardhmen

Futboll

Kroos dhe Nacho flasin për të ardhmen

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 13:58
Kroos

Në listën e futbollistëve që u skadon kontrata me skuadrën e Real Madrid në fund të këtij sezoni është edhe mbrojtësi Nacho.

Edhe ai, ashtu si Luka Modriç e Toni Kroos, mund të mbesë pa skuadër në fund të sezonit, ndaj e ardhmja e tij është ende në dilemë.

Si Nacho ashtu edhe Kroos ishin në stol në ndeshjen e fundit të Real Madrid, në fitore 5-2 ndaj Liverpool.

Kross, në lidhje me të ardhmen e tij tha: “Të jem i sinqertë kam pak kohë që kam nisur të mendoj për atë se çfarë do të bëj sezonin tjetër. Jam në bisedime me klubin.

Përvoja ndër vite më thotë se për këtë gjë duhet të flasim me qetësi mes nesh”.

“Ka shumë faktorë që ndikojnë në rinovimin dhe duhet të jemi të ndershëm mes nesh.

Ky do të jetë një vendim që s’do të marrë shumë kohë.

Për momentin s’ka asgjë konkrete, por jemi të gjithë të qetë”, tha më tej mesfushori gjerman.

Ndërsa mbrojtësi spanjoll Nacho, u shpreh: “Drejtuesit e Real më thanë se nëse dëshiroj mund të rinovoj.

Unë nuk kam vendosur ende se çfarë do të bëj.

E dija që do të vinte ky moment, ndaj jam ndjerë keq kur nisi sezoni. Do të marr një vendim personal për të ardhmen, pasi bëhet fjalë edhe për familjen time”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat