Mourinho sërish polemikë me tifozët e Romës

Futboll

Mourinho sërish polemikë me tifozët e Romës

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 11:47
Jose Mourinho

Pak ditë pasi iu desh të mbronte lojtarët e tij dhe veçanërisht Boven nga vërshëllimat në Olimpico, Jose Mourinho rikthehet të kritikojë tifozerinë e Romës.

Verdhekuqtë në fakt ia dolën me sukses në ndeshjen e Europa League ndaj Salzburg duke fituar me rezultatin 2-0 dhe përmbysën në këtë formë disfatën e para një javë në Asutri me shifrat 1-0.

Gjithsesi, pavarësisht triumfit disa tifozë në Olimpico dhe veçanërisht ata pas pankinës së tij nuk i kanë pëlqyer Mourinhos.

Pak minuta nga fundi i ndeshjes, portugezi është kthyer nga ata duke i nxitur të krijonin atmosferë për të ndihmuar ekipin në fushë.

Pas sfidës, Mourinho shpjegoi se disa tifozë i zë gjumi në stadium dhe për të është e papranueshme që të mos mbështet në çdo moment skuadra.

“Kishte disa njerëz aty pas meje që po flinin gjumë, ndoshta kishin ngrënë shumë.

Por, nuk kam çfarë të bëj, ky është profili i tyre, le të vazhdojnë gjumin”, u shpreh Mou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat